Thaçi: Firmat duhet të respektojnë proporcionalitetin etnik

Advertisment

PDSH zhvilloi takime në disa fshatra të komunës së Zhelinës. Kreu i saj, Thaçi, premtoi ligj obligues për firmat për respektim të proporcionalitetit etnik.

“Në parlament, PDSh do të propozojë sjelljen e një ligji që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike.

Reklame

Dita e zgjedhjeve është ditë e sigurt në raport me virusin për shkak se do të respektohet protokolli. Gjithçka që duhet është një maskë dhe një stilograf.

Këtë radhë sa do të hapni fletën do të gjeni PDSh-në të parën. PDSh do të angazhohet të sjellë një ligj që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike. Vauçerët që jepen tani nuk janë ndihmë reale për qytetarët. RMV duhet të marrë borxh nga institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të sanojë dëmet nga pandemia.

Ky është një borxh produktiv sepse do të rimëkëmbë ekonominë. PDSh do ta bëjë këtë.”,- u shpreh kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.