Thaçi humb debatin, “Jam shtirur se i lutem Zotit së bashku me të pabesët”, Curri: Lutja e shtirur nuk pranohet te Zoti (Video)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Zone e lire” në RTV Klan. Ai ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme të 12 Prillit në Maqedoninë e Veriut. Në panel ka qenë i ftuar poashtu edhe profesori i filozofisë nga Tirana, Arjan Curri. Thaçi është gjendur në siklet kur Curri e ka pyetur se në cilët lutje ka marrë pjesë me disa të pabesë, me zullumqarë, me të cilët iu lutet Zotit mos t’ju vriste, shkruan Albanews24.

Menduh Thaçi: Me këta të cilët, mundohen që ta eksponojnë Islamin te shqiptarët për të përfituar grupe të caktuara.

Arjan Curri: Pra, jeni lutur bashkë me këta edhe pse e dinit që këta janë zullumqarë!

Menduh Thaçi: Jam shtirur se lutem. Kur them unë se unë jam lutur, i kam thënë o Zot se më fal, po i çoj duart naltë me këta të cilët janë të pabesë, mashtrues.

Arjan Curri: Pra, një lloj hipokrizie! Unë përshembull me zullmqarë nuk lutem. Edhe pse nuk paralutem tani, por me zullumqaret nuk lutem.

Menduh Thaçi: Po këto i ka politika, se nuk jemi në kisha e xhamia.

Arjan Curri: Dakord, pra. Ky është një sinqeritet i madh. Problemi është që kjo lloj lutje nuk pranohet.

Menduh Thaçi: Si?

Arjan Curri: Lutja e shtirur nuk pranohet nga Zoti. Edhe për arsye politike. Jo me lutje, nuk mund të shtiresh me lutje.

Curri më pas ka shtuar se sipas njohurive të tij fillestare, dihet se ndalohet një lutje me zullmqarë, kur lutësi e ka parasysh se janë zullumqarë. Nuk ngatërrohet politika me fenë.