Thaçi i aplaudon edhe marrëveshjes së dytë: Linja hekurudhore me Serbinë hap i madh

Advertisment

Në vizitën e realizuar sot në Beograd, Përfaqësuesi Special i SHBA’së për dialogun Richard Grenell, ka treguar se të hënën në Berlin do të takohet me ekspertë nga Prishtina e Beogradi në përpjekje e sipër për arritjen e marrëveshjes së dytë të riaktivizitmit të hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë.

E një përpjekje të tillë të ambasadorit Grenell e ka përshëndetur menjëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Reklame

“E përshëndes përpjekjet për të rifuksionalizuar lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë. Falënderues presidentit të SHBA’së, Donadl Trump, dhe Përfaqësuesit Special Richard Grenell, për përkushtimit në ndërtimin e paqes dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij në twitter, raporton Gazeta Express.

Presidenti Thaçi është takuar me ambasadorin Richard Grenell mbrëmjen e 22 janarit në Prishtinë në një darkë pune. Kjo vizitë e Grenell në Kosovë kishte ardhur pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapsirës ajrore që do të mundësojë rifunksionalizimin e vijës ajrore Prishtinë-Begorad.

Grenelll gjatë vizitës në Prishtinë e Beograd ka thënë se nuk është i interesuar për përplasjet e brendshme politike, po për zhvillimin ekonomik të rajonit, dhe krijimin e një të ardhme të mirë për rininë./GazetaExpress/