Thaçi: Ja si mund t’i ndalim të rinjt për të mos ikur jashtë vendit

Advertisment

Kryetari i PDSH Menduh Thaçi mbrëmë vizitoi fshatrat Debresh, Llakavicë dhe Sërmnovë në Komunë e Gostivarit ku u prit nga aktivistët e kësaj partie.

Në këtë takim Thaçi informoi qytetarët për garën e PDSH-së në zgjedhjet e prillit duke potencuar shembullin e Kanadasë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve tjera ku aplikohet demokracia konsensuale. Kreu i PDSH-së shfaqi para banorëve të rajonit të Gostivarit efektin që do të ketë shtylla ekonomike e platformës së partisë në përmirësimin e jetës së njerëzve. “Të rinjtë tanë nuk ndalen me lutje apo mallëngjim. Ato ndalen vetëm me projekt ekonomik.

Reklame

PDSH ka platformën e duhur për t’i zgjidhë këto probleme nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës si pasojë e investimeve të kapitalit të huaj në zonat shqiptare.”, tha Thaçi përcjell Gostivari Sot. Gjithashtu, kryetari i PDSH-së foli edhe për rëndësinë e këtij mekanizmi të vendimmarrjes dhe arsyet pse duhet të aplikohet e njejta në vendin tonë.