Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën në mënyrë flagrante

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se vendimi i Qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.

Ai mbajti konferencë vetëm pak minuta pasi Qeveria mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytatarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Jam detyruar që sonte të thërras mediat dhe që përmes tyre t’iu drejtohem në këto orë të vona për shkak të një vendimi të rrezikshëm për qytatarët dhe sigurinë e vendit. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushteturtën e Kosovës”, tha Thaçi.

Sipas tij, liria e lëvizjes mund të kufizohet vetëm kur të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Vendimi për kufizimin e lirë të qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetuten e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.