Thaçi nga Sllupçani: Plani im si zëvendëskryeministër për shqiptarët

Advertisment

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot qëndroi në komunën e Likovës, ku zhvilloi takime me anëtarësinë dhe përkrahësit e kësaj partie.

Thaçi theksoi nga tubimi në Sllupçan se shqiptarët e Maqedonisë janë shumë larg realizimit të të drejtave tona kombëtare.

Reklame

“Unë kam një plan dhe këtë herë i jam ofruar popullit tim për një detyrë të rëndësishme si zëvendëskryeministër shqiptar. E rëndë dhe e vështirë do të jetë kjo detyrë. Kam shpresa tek cdo shqiptarë se mbrëmja e 15 korrikut do të jetë festa e shqiptarëve. Këta që ishin para nesh na kanë ulur nivelin para maqednasve. Ai ballafaqim do të jetë i fuqishëm sepse do ta kthejmë këtë situatë”, theksoi Thaçi, duke kërkuar që të votohet lista e tyre numër 1.

Sipas tij, qëllimi kryesor i shqiptarëve do të jetë buxheti i shtetit.

“Superprioriteti i im është që të fillojmë në shëndetësi me forcimin e sistemit shëndetësor tek shqiptarët dhe do të kemi ballafaqim me këtë virus. Prioritet i dytë që lidhet me buxhetin dhe përkujdesja në planin ekonomik dhe social. Në muajin e parë do të ma sjellin pasqyrën e familjeve shqiptare dhe ndihma e menjëhershme për cdo familje me të ardhura të dobta do të jetë 100 euro. Prioriteti tretë do të jetë ndihma për bizneset që kanë pësuar dëme gjatë kësaj pandemie. 70% për qind do të jetë ndihma për të ndihmuar ato.”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, një pikë tjetër është sjellja e ligjit që do të obligojë që të gjitha ndërmarrjet private dhe investimet e huaja që ta reflektojnë proprocionalitetin e popullatës. “Nuk mundet që një ndërmarrje e telefonisë të marrë mbi 60% të pareve të shqiptarëve, ndërsa me punësime tre apo katër shqiptarë nëpër vendbanime shqiptare dhe në poste udhëheqëse.”, theksoi Thaçi.

Në këtë tubime foli edhe kandidati për deputet, Orhan Ibrahimi i cili theksoi se PDSH është gardiane e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, që ka bërë histori që me luftën e Kosovës. Ai tha do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve.