Thaçi nga Struga: Unë do të drejtoj shtabin e krizave dhe për 1 muaj do kthejmë normalitetin (VIDEO)

Advertisment

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi nga qyteti i Strugës ku ka qenë aktiviteti i tij i rradhës ka bërë thirrje për mbështetje tek qytetarët pasiqë do jetë aid he partia e tij vendimarëse për qeverinë e re dhe se së bashku do të dalin fitimtarë.

“Këto qytete do i japin goditje të gjithëve me rradhë më 15 korrik, asgjë nuk kam personale por ndiqeni trajektoren politike herë majtas e herë djathtas herë tek Ali Ahmeti, herë mbështetje të VMRO e disa xhon turq Iran e Erdogan, kam mirëkuptim por tentohet që me secilin kusht të shpëtohet lëkura personale, nuk ka përcaktim për kombëtarizëm, nuk do marrin vullnetin e shqiptarëve dhe për ne është e rëndësishme që padiskutim do jemi ngadhnjyes në këto zgjedhje sepse do varet nga ne qeveria, sa më e madhe të jetë mbështetja lëre që do pranojnë kushtin tonë për zv.kryeministër por edhe për ministër të brendshëm, votat tona do jenë përcaktuese për shqiptarët në Maqedoni, buxheti i shtetit nuk është që i plotëson të gjitha urgjencat dhe nevojat tona por është pikënisja e rimëkëmbjes tonë ekonomike”, ka thënë mes tjerave Thaçi.

Reklame