Thaçi nga Studeniçani: PDSH do të sigurojë ndihmë financiare për çdo familje

Advertisment

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dje bashkë me Nimetulla Demirin – bartës liste në zonën 1, zhvilluan takime në Koliçan të Poshtëm, Lubosh, Batincë, Maranë dhe tubim përmbyllës në Studeniçan.

Menduh Thaçi dhe Nimetulla Demiri në Koliçan të Poshtëm.

Reklame

PDSH ka platformën e saktë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. Tani edhe me pandeminë kemi një luftë të cilën duhet ta zhvillojmë me kuadro dhe instrumente efektive. Ne do t’i përkushtohemi kësaj.

Menduh Thaçi dhe Nimetulla Demiri në Lubosh.

Bizneset duhet të respektojnë përqindjen e popullatës ku kanë investuar. Çdo e dyta familje nuk ka të punësuar. PDSH do të sigurojë ndihmë financiare për çdo familje.

Menduh Thaçi dhe Nimetulla Demiri – bartësi i listës në zonën 1 në Batincë.

Unë nuk e kam harruar çështjen politike. Për momentin prioritet ekonoGAZETA.MK dhe shëndeti. Kjo është arsyeja pse unë flas shumë për çështjen e ekonomisë. Do t’i japim zgjidhje të gjithave.

Menduh Thaçi dhe Nimetulla Demiri – bartës liste në zonën 1 në Maranë.

Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë PDSH-së. Me ardhjen e PDSH-së në qeverisje dhe unë si zëvendëskryeministër do të luftojmë krimin dhe korrupsionin që të mundësojmë një ambient dhe kushte më të mira për shqiptarët.

Partia Demokratike Shqiptare