Thaçi nuk është ftuar në Prokurori, Zejdi: Nuk komentoj persona që janë në listën e zezë të SHBA (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deri më tani nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar i prokurorisë për të dhënë dëshmi në lidhje me akuzat që i hodhi javë më parë, se Alternativa dhe Shtëpia botuese Logos A financohen nga Irani. Sipas Thaçit, pas zgjedhjeve të 12 prillit do të ketë diçka më konkrete.

“Vazhdojnë të hetojnë nja tre – katër vite por jo s’ka , kuptova se do pas 12 prillit duan , por populli është i interesuar para 12 prillit të dinë të vërtetën”, deklaroi Thaçi.

Reklame

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skënder Rexhepi – Zejdi, thotë se nuk preferon të komentojë atë që është në listën e zezë të SHBA-së. Zejdi poashtu kërkoi që të gjitha organet shtetërore lirisht të hetojnë financimin e Alternativës .

“Nuk do të komentojë një person që është në listën e zezë të amerikaneve , që është bashkë me atë Sulejmanin që e përmend ai dhe të tjerë të cilët janë rrezik për SHBA-të. Dhe të komentosh atë njeri është më tepër se ulje e krenarisë, për atë nuk kam nevojë të komentojë në asnjë rast deklaratën e tij.. Alternativa është subjekt që financimin e bën në mënyrë të ligjshme dhe jo prokuroria, çdo organ që është i gatshëm, zyrat janë të hapura dhe në mënyrë shumë të lirë dhe ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me organet shtetërore”, theksoi Skender Rexhepi.

Pas akuzave që i bëri në “CLICK” për financimin e Alternativës dhe shtëpisë botuese “Logos”, Thaçi u vetë-ofrua si dëshmitar në Prokurorinë Publike për të dëshmuar dhe ftoi që Drejtoria e të ardhurave publike dhe Prokuroria ta kontrollojnë veprimtarinë e kësaj shtëpie botuese.