Thaçi: Nuk mund të ndodh ardhja e kryeministrit shqiptar në Maqedoni

Advertisment

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi thotë se nuk mund të ndodh që me Maqedoninë e Veriut të udhëheq një kryeministër shqiptar.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, që në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, pati paralajmëruar liderët e dy partive maqedonase Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickoskin e VMRO-DPMNE-së, se shqiptarët do ta bëjnë qeverinë e tyre.

Reklame

Por Thaçi thotë se gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk mund të krahasohet me ata në Serbi. Sipas tij në Shkup, shqiptarët mund të kenë ndikimin e tyre në formimin apo rrëzimin e një qeverie. Kështu, sipas tij, nuk mund të ndodh zgjedhja e një kryeministri shqiptar.

“Shqiptarët në Maqedoni duhet të kenë pozitë dhe opozitë. Unifikimi i faktorit politik shqiptar çon drejt rritjes së numrave . Ne kurrë nëpërmjet numrave nuk do të arrijmë të fitojmë”, shpjegon Thaçi.

Ai edhe një herë ka kritikuar rivalin politik, Ali Ahmeti. Thotë se ndikimi i tij është rritur “me kontributin e madh të politikanëve të Kosovës”.

“Ali Ahmeti është i përjashtuar nga shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ka dokument për këtë dhe arsyet dihen se pse ai është përjashtuar”, thotë Thaçi.

Ai ka kritikuar edhe kandidatin e BDI’së për kryeministër, Naser Ziberi, për të cilin Ahmeti thotë se është kandidat mbipartiak.

“Kandidati i BDI-së për kryeministër është ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë më 1997, kur u mor aksioni policor në dy qytete shqiptare për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar”, tha Thaçi. /T7