Thaçi shpalos programin e PDSH së për zgjedhjet e 12 prillit (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shpalos një pjesë të platformës së PDSH-së që do të garon në zgjedhjet e 12 prillit.

Ai tha se pas antarësimit në NATO do ta kemi dialogun nal mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të bërë një shtet me konstelacione juridiko-kushtetuese të qëndrueshme mes këtyre dy popujve. Menduh Thaçi thotë se do të ishte mirë që këtë herë PDSH të ton një mandat për të përmirësuar jetën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Reklame

“Do të ishte shumë mirë që më 12 prill shqiptarët përmes votës së lirë të prodhojnë një ekip, një parti të fuqishme, të aftë e cila në dialogun përfundimtarë, kuptohet me lehtësimin dhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare do të arrij që ti materializojë objektivat e shqiptarëve në këtë shtet. Ne kemi dy objektiva madhore, patjetër se në Maqedoni duhet të funksionon demokracia konsensuale. Shtylla e dytë ekonomike, parasheh një forcë politike që vërtetë e demostron pushtetin, e merr në thonjëza e grabit prej institucioneve të shtetit dhe e
dërgon te shqiptarët e Maqedonisë dhe në të njejtën kohë kjo forcë politike u garanton bashkësisë ndërkombëtare, investitorëve të ndryshëm të kapitalit të huaj siguri aty ku jetojmë ne dhe ku qeverisin njerëzit tonë, dhe më pastaj i bindim këto faktorë që të investojnë kapitalin e tyre në hapsirat ku jetojmë ne.

Kjo do të ishte në disa fjali programi dhe platforma e Partisë Demokratike Shqiptare për këto zgjedhje. Mendoj se do të ishte shumë mirë që këtë herë PDSH-ja ta ton një mandat”, potencon Thaçi. Ai mes tjerash tha se nëse politika nëse nuk arrinë ta përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve, ajo ska vlerë, është mashtrim.

“Çlirimi, amuri, identiteti, gjuha, të gjitha janë mashtrim nëse nëpërmjet çlirimit, identitetit, të
drejtave, qytetarit nuk ja përmirësojmë cilësinë e jetës”, shprehet Thaçi.