Thaçi: Shqiptarët para vitit 2001 kanë qenë ekonomikisht më të fortë sesa gjatë qeverisjes së BDl së (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka folur për aktualitetin politik në vend, rrolin e PDSH-së në Qeverinë e kryeministrit Zaev, proceset integruese, për oponentët e tij politik dhe shumë çështje të tjera.

Ai tha se PDSH përveç që është partia më e vjetër, është edhe partia më e përgatitur e shqiptarëve të Maqedonisë, ka kaluar disa sda dhe vështirësi, ka pasur projekte për likuidim total politike të Partisë Demokratike Shqiptare 3-4 herë. Kjo nuk është arritë dhe ashtu siç thotë populli gjithçka që nuk të vret të forcon, nuk kanë
arritur që ta vrasin Partinë Demokratike Shqiptare. Mendoj se ky është një moment historik edhe pse shpeshherë shumë politikan e përdorin dhe keqpërdorin formulimin historik. Tash ka ndodhur diçka shumë pozitive me Maqedoninë, me shqiptarët e Maqedonisë, nuk mund ta mohojmë këtë dhe se brenda dy javëve do të rrumbullaksohet procesi i anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO është një ngjarje shumë e rëndësishme në aspektin gjeostrategjik
dhe historik për ne shqiptarët e Maqedonisë por unë nuk bëjë pjesë te politikanët të cilët kultivojnë euforinë, folklorin, romantizmin”, u shpreh Thaçi

Reklame

Ai madje komentoi edhe shkakun se pse shqiptarët në vitin 2016 votuan për një parti maqedonase. Kryetari Thaçi tha se arsyeja ishte mossuksesi i BDI-së në realizimin e premtimeve dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që votuan LSDM-në, nuk e kanë bërë për qëllim të keq. E para kanë menduar se nga këto mos suksese 30 vjeçare, ato do të arrijnë se do ti realizojnë qëllimet e veta nëpërmjet një partie maqedone. Kjo ka ardhur sidomos nga mos suksesi i BDI-së për 18 vite, që i shtyri drejt kësaj vote. Dhe e dyta, kanë menduar se duke e votuar një parti maqedone, më lehtë do ta rrëzojë BDI-në prej pushteti, që nuk ndodhë, nuk
funksionon. Dështimi i parë, gënjeshtra e madhe fatale, në vitin 2001 Ahmeti na tha se ne erdhëm ju çliruam, dhe ju jeni të çliruar. 17 vite pas, vërtetohet se jo që nuk jemi të çliruar por jemi ende më keq të robëruar dhe diskriminuar, kjo është e para.

Ndërsa e fundit është gënjeshtra e radhës se e ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga kjo pikë A deri tek
pika ZH, ka një pyetje që duhet t’iu bëhet qytetarëve dhe që ata duhet të japin përgjigje. A jetojnë më mirë shqiptarët e Maqedonisë në aspekt ekonomik, a e kanë idaren më të mirë, sot apo para vitit 2001. Secili qytetar që do ta dëgjojë këtë intervistë, e dinë se sot është më keq. Unë mendoj se këto kanë vetëm një hall”, ka deklaruar ekskluzivisht për Zhurnal, kreu i PDSHsë, Menduh Thaçi.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë me Menduh Thaçin: