Thaçi: Në moshën 33 vjecare isha King i Maqedonisë (VIDEO)

Lideri i PDSH së, Menduh Thaci ka thënë se i duhen vetëm 12 muaj për ta avansuar statusin juridiko politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai ka thënë se do të angazhohet në planin ekonomik, duke sjellur ligje që mundësojnë investime dhe punësime tek vendbanimet shqiptare.

Thaci ka thënë se nuk është karrierist dhe se që në moshën 33 vjecare ka qenë King i Maqedonisë, por se qarqe të errëta e kanë dëmtuar atë.

Ai gjithashtu i ka dërguar porosi, Zoran Zaevit, i cili ka thënë se do të fitoj në njësinë zgjedhore numër 6. Thaci i ka thënë Zaevit se Tetova nuk është Strumica, por është Shqipëria e shqiptaria.(INA)