Thaçi vendos: Ai koalicion që i ka numrat do ta formon Qeverinë e re, nuk ka zgjedhje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shumica e partive kosovare janë për formimin e Qeverisë së re dhe jo shkuarjes në zgjedhje të reja.

Thaçi tha se si rrjedhojë e diskutimeve nxjerrë në përfundim se duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, do t’i jap cilës do parti që ka numrat për formimin e Qeverisë së re.

“Si rrjedhojë e diskutimeve dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuar në Kuvendi, përjashtim të njërës janë për formimin e Qeverisë së re, duke respektuar në tërësi dhe në përpikëri, unë do t’i jap cilës do parti që ka koalicion apo numrat për formimin e Qeverisë së re”, tha Thaçi.

“Emri i mandatarit duhet të përfaqësohet nga partia apo koalicioni në Kuvend”, tha Thaçi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij është që të formohet Qeveria e re e Kosovës dhe mandatari të ju takon atyre pasi kanë dalur si partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit, ai tha se nuk janë për zgjedhje në kohë pandemie.

Po ashtu edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se partia e tij nuk është që Kosova të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, por të formohet një Qeveri e re të cilët ata nuk do të hyjnë në koalicion dhe nuk do ta votojnë.

Edhe AAK është pro formimit të Qeverisë së re dhe jo shkuarjes në zgjedhje të reja, kështu të paktën deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe Fatmir Limaj tha se përkrahin formimin e Qeverisë së re dhe jo shkuarjes në zgjedhjet e reja në kohë pandemie.

Nga AKR ka folur përfaqësuesi Fatmir Matoshi, i cili ka thënë se përkrahin e formimin të Qeverisë së re dhe jo shkuarjes në zgjedhje të reja.

Nga Lista Serbe foli Goran Rakic, i cili tha se nuk janë për zgjedhje të reja, por për formimin e Qeverisë së re.

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike (NDS Nova Demokratska Stranka), Emilija Rexhepi tha që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Nga Partia Demokratike Turke e Kosovës ka folur kryetari, Fikrim Damka, i cili ka kërkuar Qeveri gjithëpërfshirëse dhe jo zgjedhje të reja.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar ka thënë se janë për formimin e Qeverisë së re.

Rasim Demiri nga VAKAT, ka thënë se duan Qeveri të re dhe jo zgjedhjet të reja në këtë kohë pandemie që po kalon Kosova.

Adem Hoxha nga partia ‘Gora’ tha se edhe ata duan Qeveri të re, por se duan përfshirje në këtë Qeveri.

Ethem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka thënë se duan Qeveri të re dhe jo zgjedhje të reja.

Valon Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë se ata duan Qeveri të re dhe jo zgjedhje të reja.