Thaçi: zgjedhjet më 12 prill, lajm i mirë

46

“12 prilli mendoj se është lajm i mirë, që të kemi zgjedhje të parakohshme”, tha lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas takimit të liderëve që u mbajt sot në Vilën Vodno, transmeton Portalb.mk.

Sa i takon regjistrimit, i cili u paralajmërua për në prill të 2020-s, Thaçi thotë se është vështirë të realizohet.

“Tash është e ko mplikuar, sepse Qeveria e tanishme e ka paraparë mu në atë kohë datën, që edhe po të ketë ndonjë marrëveshje, sërish nuk mundet”, tha Thaçi.