Thellohet tragjedia në familjen shqiptare në Kumanovë, shkon në 4 numri i vi ktimave

Në Klinikën e neuorologjisë në Shkup ka ndërruar jetë pacienti 58 vjeçar, që ishte në gjendje kritike si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Shpërthimi i bo mbolës ndodhi të dielën në mëngjes në një dhomë shtëpie ku humbën jetën tre fëmijë të moshave prej 8 deri 11 vjeç, si dhe 7 familjarë të tjerë mbeten të pla gosur rëndë me të djegura.

Një nga drejtorët e klinikës, Ilir Hasani theksoi se në gjendje të rëndë janë edhe dy gra të moshave 30 dhe 50 vjeç, por po ashtu edhe një burrë në moshë.