Themeluesi i kriptovalutës Thodex fshihet në Shqipëri

Advertisment
HTML Image as link

Mediat turke janë të bindura se bosi i kriptovalutës “Thodex” i arr atisur nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë fshihet ende në Shqipëri.

Duke iu referuar burimeve nga policia turke ata kanë arritur të zbulojnë edhe itinerarin e lëvizjeve që turku ka bërë në Shqipëri për t’i shpëtuar policisë.

Reklame

Sipas televizionit shteteror turk, TRT, Özer fluturoi për në Tiranë me një biletë që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare, ndërsa në Shqipëri e priste një çift shqiptarësh.

Mediat turke pretendojnë se ai vijon ende të fshihet në Shqipëri e se ka rrezik të arr atiset drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.