Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë këto sëmundje dhe probleme shëndetësore

Advertisment
HTML Image as link

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht. Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni.

Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmenitin që i jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at tuaja, por nuk do të thotë që një 20 vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Reklame

Pirja e duhanit është e lidhur ngushtësisht me flokët gri. Faktorët e jashtëm mjedisor si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri.

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi (kur trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminë B12) ose problemet që përfshijnë hipofizën apo gjendrat tiroide.