Tifozët e Barcelonës e duan Juventusin në çerekfinale

23

Pas përfundimit të çifteve të fundit të 1/8 së finales mes Bayern Munichut dhe Liverpoolit, si dhe Barcelonës dhe Lyonit, janë mësuar emrat e të gjithë çerekfinalistëve të këtij sezoni në Champions.

Nga një sondazh të krijuar në Viber nga zyrtarët e klubit katalunas, 54% (mbi 24’000) të votuesve e dëshirojnë Juventusin si kundërshtarin e rradhës.

Nëse ndodh kjo, atëher ky duel do të ishte edhe gara në mes dy lojtarëve më të mirë në botë, Messit të Barcelonës dhe Ronaldos së Juventuesit.

Por duhet pritur shorti deri nesër ora 12:00 për të parë ndeshjet e çerekfinaleve.