Tifozët e Dritës së Gjilanit ia urojnë ditëlindjen Izos në mënyrë të veçantë (FOTO)

33
#

Sulmuesi nga Përshefca e Tetovës, Izair Emini me 04 tetor e festoi ditëlindjen, ndërsa tifozët e klubit ku luan aktualisht, Dritës nuk e kanë lënë vetë në këtë ditë të veçantë.

Ata ishin tubuar në “Fan klubin” e tyre ku e kanë pritur sulmuesin që ishte së bashku me Ardian Cuculin.

Aty i është uruar ditëlindja me një transparent: “Urime Izo Goool”.
Izoja e festoi ditëlindjen e 34-të, ndërsa si gjithmonë në qytetin e Gjilanit lojtarët nuk lihen vetëm.

 

Drita aktualisht është lider në elitën e futbollit kosovar me 17 pikë, kjo pasi ata mundën Vushtrrinë me rezultatin 5:1. /infosport-tetova1/