Tifozët e Fiorentinës reagojn ashpër ndaj Chiesan: Tradhtar dhe mosmirënjohës!

Advertisment

Njoftimi pothuajse në gong për kalimin zyrtar të Federico Chiesas tek Juventusi ka shkaktuar një reagim të ashpër mes tifozëve të Fiorentinës. Fansat e klubit vjollcë reaguan sikurse për Bernardeschin, që u konsiderua tradhtar kur zgjodhi bardhezinjtë në vitin 2017.

“Tradhtia ndaj atyre që ju rritën dhe ju mbrojtën është mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia juaj … mosmirënjohës!”

Reklame

Kështu shkruhet në banderolën e varur jashtë stadiumit “Artemio Franchi” nga tifozët e Fiorentinës pas lamtumirës zyrtare të Chiesas. Një goditje në zemër që erdhi në momentin e fundit, kur shpresat e tifozëve vjollcë për ta parë Federicon përsëri në Firence ishin bërë më konkrete.

 

“Sulmi” i fundit i Paraticit rezultoi i suksesshëm, Commisso e pranoi ofertë ne Juventusit për Chiesan, duke nxitur protestën e mbështetësve më të zjarrtë të Fiorentinës.