TikTok ndalohet në SHBA?

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke i shqyrtuar alternativat në lidhje me aplikacionin TikTok të firmës kineze ByteDance.I pari i shtetit Amerikan nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ndalohet përdorimi i këtij aplikacioni në SHBA, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi duke e analizuar TikTok. Ne mund ta ndalojmë atë. Ne mund të bëjmë edhe gjëra të tjera”, ka thënë Trump para gazetarëve derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Florida.

Reklame

“Kemi shumë opsione. Shumë gjëra po ndodhin. Pra, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.Njohësit e kësaj fushe kanë bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ndërmarrin veprime mbi TikTok për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së të dhënave personale të mbledhura nga aplikacioni i njohur i videove të shkurtra.