Tirana dhe Durrësi prej nesër në shtetrrethim kundër koronavirusit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër administrata do e këtë pushim, për shkak te shtetrrethimit për zonën e Tiranës dhe te Durrësit, në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Po ashtu ai theksoi se punonjësit e aeroportit dhe te institucioneve shtetërore qe kryejnë funksione te domosdoshme, duhet te akreditojnë emrat e tyre pranë drejtorisë se Policisë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

MESAZHI I RAMËS

NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM
PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AEROPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHTË E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA