Tiroli në karantinë in fektohen qindra turist

Tiroli është fokusi kryesor i sëmundjes COVID 19 në Austri me 474 të in fektuar nga 1 646 në të gjithë vendin, dhe janë regjistruar pesë raste me përfundim fatal.

Për disa ditë presioni po ngrihej në këtë provincë, e njohur për qendrat e saj të skive, si një nxitës i ekonomisë lokale.
Autoritetet rajonale kanë lëshuar një deklaratë duke vendosur në karantinë 279 bashki në Tirol.
Përveç nevojës ekstreme, banorët nuk kanë pse të largohen nga bashkia ose territori i provincës, ku njerëzit nga jashtë nuk do të mund të hyjnë.

Në një nga vendpushimet e skive në bashkinë Ischgl, disa qindra turistë u in fektuan në fillim të marsit.
Virusi ‘u eksportua’ kur sk iatorë të shumtë u kthyen në vendet e tyre pas pushimit.

Në Danimarkë dhe Norvegji, qindra raste të viruseve pozitive kanë të bëjnë me Tirolin, derisa si pasojë e qëndrimit në këtë provincë janë raportuar raste të personave të in fektuar pas kthimit të tyre edhe në Suedi, Islandë, Gjermani dhe Kanada.