Tjetër futbollist i Juventusit infektohet me Covid19

Advertisment

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, është infektuar me koronavirus, duke u bërë futbollisti i dytë që preket nga Covid-19 në skuadrën e kampionit italian. Ai është vetëizoluar në shtëpi dhe është mirë.

Juventusi ka njoftuar të martën në mbrëmje se mesfushori francez Matuidi ka dalë pozitiv në testin e tij për koronavirus.

Reklame

Klubi nga Torino ka thënë se 32-vjeçari ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e vet dhe se ai nuk ka simptoma dhe është mirë.

Javën e kaluar mbrojtësi Daniele Rugani njoftoi se ishte infektuar me koronavirus dhe tani Mautidi bëhet lojtari i dytë i Juves me Covid-19.

“Nga e mërkura, 11 mars, lojtari është në vetëizolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të vëzhgohet dhe do ta ndjekë të njëjtin regjim. Ai është mirë dhe nuk ka simptoma”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Italia është vendi më i goditur jashtë Kinës nga kjo sëmundje ngjitëse.

Deri më tani 26.062 persona janë prekur nga koronavirusi në Itali, 2.503 kanë vdekur, ndërsa 2.060 janë nën përkujdesje intensive.