Dy ditët e fundit ishin thjesht një iluzion mesa duket në drejtim të uljes së numrit të viktimave në Itali.
Për fat të keq shifrat e viktimave këtë të martë janë sërish shumë të lartë.
Autoritetetet bënë të ditur se kanë vdekur 743 persona këtë të martë, 141 më shumë se një ditë më parë.
Numri I vdekjeve këtë të martë është padiskutim një rekord negative që I afrohet pikut të shënuar ditën e shtunë që ishte 793 viktima
Lajmi i vetem pozitiv dhe domethenes eshte dita e trete radhazi ne ulje e numrit te pacienteve te rinj. Kete marte kemi 3612 raste reja ndersa te henen ishin 3780 raste.
Numri i pacienteve të shëruar në 24 orët e fundit ka qënë 894.