Tjetër shqetësim për grekët në Egje, Turqia shpik dronin detar që shkatërron çdo anije (Foto)

Krahas dronëve të ar matosur, Turqia duket se po investon edhe në marinë duke ndërtuar së fundmi një tjetër dron të ngjashëm, i cili nuk fluturon, por lundron në det.

Mediat turke raportojnë se droni mund të udhëtojë për qindra milje i pavarur dhe mund të drejtohet nga toka dhe ajri pa pasur nevojë që të ketë trupa ushtarake brenda.

Droni i quajtur “ULAQ” do të përdorë raketa kundër anijeve dhe shënjestrave të tjera të ngjashme duke ulur kështu në minimum rrezikun për jetën e forcave detare.

Ekspertët bëjnë me dije se droni në fjalë ka një kosto të ulët prodhimi dhe ka filluar testimet në detin Egje, ku pritet edhe t’i hapë mjaft punë flotës greke.

Beteja për ar matimin ndërmjet dy shteteve Greqisë dhe Turqisë nuk ka të ndalur. Të dy shtetet po demonstrojnë forcën e tyre ushtarakisht, duke blerë pajisje dhe ar matosur deri në dhembë.

Ndërsa Greqia blen nga shtete si Franca, Turqia po mendon të prodhojë vetë ar më të tipit dron që lëshohen jo nga ajri, por nga deti, si një anije e vogël dhe lundron pa pasur nevojë për ushtarë brenda.

Mediat turke bëjnë të ditur se në fund të punimeve disavjeçare të kërkim-zhvillimit të firmave “ARES Tersanesi” dhe “Meteksan Savunma” është bërë realitet projekti për prodhimin e mjetit të parë lu ftarak detar dhe pa ekuipazh (të telekomanduar) të Turqisë.

Mjeti Detar i Armatosur pa Ekuipazh (SIDA), për të cilin ka përfunduar prodhimi i prototipit dhe është platforma e parë e serisë “ULAQ”, është lëshuar në det dhe ka nisur lundrimin e përvojës.

SIDA ka një distancë lundrimi prej 400 km dhe një shpejtësi prej 65 kilometrash në orë. Mjeti i telekomanduar ka aftësi (shikueshmërie) të lundrojë natën dhe ditën dhe një infrastrukturë kombëtare për komunikim të shifruar dhe është prodhuar me materiale të sofistikuara kompozitë.

Gjatë kryerjes së misioneve të ndryshme si: zbulim, vëzhgim dhe grumbullim informacioni, lu ftë mbiujore, lu ftë asimetrike, shoqërim i ar matosur dhe mbrojtje të trupave, ruajtja e objekteve strategjike, SIDA do të mund të përdoret (telekomandohet) me mjete të lëvizshme nga toka dhe qendra e komandimit të shtabit ose nga platformat lundruese.

Ndërkaq “ULAQ”, i cili është mjeti i parë detar i ar matosur dhe pa ekuipazh i Turqisë, është pajisur me kapsula katërshe (4) për lëshimin e raketave të tipit “Cirit” të telekomanduara me rreze lazer dhe me 2 shtrate lëshimi për Sistemin e Raketave Antitank me Rreze të Gjatë Veprimi të Telekomanduara me Lazer (L-UMTAS), produkte këto të prodhuesit të sistemeve raketore kombëtare të Turqisë, ROKETSAN./ Gazeta Shqip