Tm erruese, kur vajzat shqiptare nuse në Shumadi, po e bëjne Serbine e madhe?!

Advertisment

Nga Albana FERATI

Një dukuri që po kritikohet shumë nga qytetarët shqiptar të Kosovës edhe e cila herë heshtur e herë zhurmshëm po vazhdon rrjedhën e vetë dhe po habit jo pak, por gjithë shqiptarët është dukuria e martesës së vajzave edhe femrave shqiptare kryesisht nga veriu i Shqipërisë në vende të ndryshme anekënd Serbisë. Kosovarët asesi të kuptojnë si është e mundur që vajzat shqiptare të pranojnë, të martohen edhe të lindin fëmijë me serbët që kryesisht jetojnë në zona të thella malore edhe në fshatra të prapambetura, ku asnjë serbe nuk pranon të martohet edhe të krijoj familje, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Reklame

Serbizmi apo shqiptarizim i Serbisë? Fale nenave te reje shqiptare me burrat serb rihapen shkollat ne Serbi që ishin të mbyllura.

Vajza relativisht të reja nga Shqipëria janë martuar për serbët edhe në Kosovë, ku vetëm në Zupç, Zubin Potok edhe në rajone tjera pranojnë të martohen me burra serb dukshëm më të vjetër se ato, ato në atë mënyrë ngadalë asimilohen mësojnë gjuhën dhe traditat por edhe ndërrojnë besimin në raste raste. Edhe martesat me serb edhe në zona të ndryshme që nga Sanxhaku e deri tek qytetet tjera dhe zonat rurale bëhen sipas edhe medieve serbe me burra të moshë së mesme, me të cilët asnjë vajzë e atij rrethi nuk është martuar dhe thuaja kishin mbetur pa martuar. Aq më keq është njoftimi tjetër se edhe në zona të ndryshme rurale nga Maqedonia nga dita në ditë po vijnë vajza e nuse tjera shqiptare, duke pranuar martesa me burra shum më të moshuar edhe të vjetër, duke krijuar familje dhe duk ju lind pasardhës. Ka pothuajse një dekadë e më shumë që djemtë nga vise të ndryshme të Serbisë, të pamartuar, fatin e tyre të jetës e kërkojnë në Shqipëri, duke sjellë gra nuse nga ky shtet, shkruajnë mediat serbe që sikur mburren me këtë dukuri edhe me faktin se vajzat shqiptare po shtojnë edhe përtërijnë shtetin serb.

Koha ka kaluar dhe ato nuse e gra kanë mbetur me burrat e tyre duke iu lindur fëmijë duke thënë lirisht se po ringjallin edhe këtë mjedise rurale, ku përpara jo që nuk kishte vajza për martesë por as fëmijë.Bie fjala në Peshter gjendet fshati Bugjevë, ku në mungesë të fëmijëve përkatësisht nxënësve shkolla kishte kohë që ishte mbyllur, tash shkolla e fshatit pas një dekade është rihapur përsëri.
Shkolla aktualisht ka 12 nxënës prej të cilëve madje 11 prej tyre janë të lindur nga nënat shqiptare, nga martesat e ndryshme dhe jetojnë në zona shumë të larta me kushte aspak normale, por për të cilat ato kanë pranuar vetë.
Njëra prej tyre Vera ka ardhur edhe është martuar qysh në vitin 2006. Ajo ka lënë Shkodrën për të jetuar edhe krijuar familje në Serbi. Ajo thekson se në fillim ishte shumë vështirë për shkak të mosnjohjes së gjuhës, traditave por edhe kushteve jo të mira, më pas gjërat janë rregulluar, ku mësoi gjuhën mësoi zakonet edhe u adaptua në familje. Sikurse Vera ka vepruar edhe e motra e saj Violeta, e cila jeton në një fshat afër Sjenicës dhe ka krijuar edhe ajo familje. Ajo për familjen që ka krijuar, burrin por edhe gjuhën që gati sa e ka mësuar e falënderon të motrën, e cila ia ka hap rrugën dhe njohjen e martesën dhe nuk bëhet aspak pishman për vendimin për ardhje edhe jetën këtu.

Kështu Violeta edhe Vera janë bërë nuse të dy vëllezërve dhe kanë lindur 5 fëmijë këtyre vëllezërve, bile sot ato kanë mësuar të gjitha traditat, festat edhe gatimet tjera, ndërkohë që iu pëlqen posaçërisht përgatitja e djathit. Është e vërtetë se jeta në fshat edhe në zona malore është shume e vështirë, por kudo që do isha martuar edhe do të kisha krijuar familje, do duhej të jetojë edhe të lind edhe të rris fëmijë edhe familje ka thënë Vera. Jo shumë larg nga këto dy familje me nuse shkodrane jeton edhe Lulja një tjetër shqiptare e cila është e martuar me Markon tash e 13 vjet.Edhe ajo shprehet shumë e kënaqur me burrin edhe familjen dhe ka tre fëmijë, duke theksuar se nuk është aspak pishman që ka ardhur është martuar edhe jeton këtu.

Shumë shqiptare kanë ndjekur rrugën e Veres, Viloetës edhe Lules dhe kanë ardhur edhe kanë krijuar familje këtu. Vetëm në këtë pjesë ku përfshihen disa mjedise rurale e fshatra sipas mediave janë ardhur edhe janë martuar rreth 50 shqiptare. Pothuajse të gjitha shprehen të kënaqura me jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë.

Këto mblesi po bëhen jo vetëm nga individë por edhe nga shoqata të krijuara që për një nuse dhe martesë paguhen jo pak, me shifra që shkojnë deri 5 mijë euro varësisht nga gjendja e familjes së dhëndrit serb por edhe nga bukuria edhe vajza që merr.

Ndërkohë trendi negativ vazhdon edhe me hapa akoma më të çuditshëm, sipas medieve serbe kohë më parë në një nga panairet e shumta që organizohen në serbi, në njërin nga ata në afërsi të Beogradit ka arritur një autobus përplot me vajza shqiptare shumë prej tyre ortodokse të moshave nga 20 deri 40 vjet, të cilat u “ekspozuan” para burrave të pamartuar serbë me qëllim njohjes edhe pëlqimit. Këto dukuri vazhdojnë të dënohen edhe kritikohen nga shqiptarët e Kosovës, por kjo asgjë nuk e pengon vazhdimin e martesave serbo-shqiptare dhe vazhdimin e rritjes së natalitetit por edhe rihapjen e shkollave serbe në zonat e thella rurale, në të cilat shpesh ndodhë që në gjithë fshatin të mos ketë pasur fëmijë me dekada.