“TNT” nisi nga fillimi, avokatët kërkojnë largimin e Rrustemit nga lënda

Advertisment

Pas shume anulimeve, seanca gjyqësore për TNT më në fund nisi nga fillimi. Avokatët e palës mbrojtëse që në fjalët hyrëse kërkuan anulim të seancës për TNT, për arsye siç thonë ata, deri sa të sillet Ligji për prokurori. Avokatët dyshojnë në ngritjen e aktakuzës nga ish PPS për lëndën TNT dhe kontestojnë kompetencat e prokurori publik Burim Rrustemi, në këtë lëndë. Avokatët gjithashtu kërkuan që materialet e përgjuara ose bombat të mos përdoren si dëshmi në këtë procedurë, sepse vetëm PPS kishte kompetenca mbi bombat dhe jo Prokuroria Themelore.

“Kërkesa ishte në dy drejtime, e para është që në përputhje me rregullat ligjore ekzistuese nuk mundet asnjë prokurori të disponoje dëshmi që kanë dal nga përgjime të paligjshme .E dyta është se në këtë moment nuk ka kompetenca që ky prokuror të përfaqësoje lëndën. Sipas ligjit ekzistues për Prokurori publike mund të veproje vetëm reparti për ndjekje të krimit t organizuar dhe korrupsion”, deklaroi Elenko Millanov, avokat.

Reklame

Avokati Strashevski por edhe i akuzuari Mile Janakieski kërkuan që për rastin TNT të dëshmon edhe Katica Janeva dhe biznesmeni Ardian Amzovski. Sipas tyre për Amzoskin në PPS është udhëhequr procedurë kundër tij, ndërsa kjo procedurë është ndërprere që kur Amzoski ka dhënë 200.000 mijë euro për Lidhjen ndërkombëtare të Boki 13.

“Ka shumë rastësi në pjesën që tërheqja e akuzës që është për ndërtim pa leje për të njëjtin objekt është në periudhën e njëjtë kohore kur janë negociatat dhe pagesa nga Ardian Amzoski për të ashtuquajturin një projekt për shtëpi për të moshuar”, theksoi Millanov.

Gjithashtu avokatët kërkojnë që për TNT të dëgjohen edhe njëherë të gjitha dëshmitë dhe dëshmitarë të rinj, sipas të cilëve do të dëshmohet se asnjëri prej të akuzuarve nuk është fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe se objekti Kosmos nga Fiat Canoski është ndërtuar pa leje.