Toçi: Qytetarët e komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal

15
#

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASh) Arta Toçi, ka reaguar në lidhje me çështjen e ujit të ndotur me fekale në Komunën e Tearcës, njofton Portalb.mk.

“Derisa i tërë opinion publik është i ka kthyer vëmendjen nga krimi dhe korrupsioni të niveleve të larta shtetërore, banorët e komunës së Tearcës përballen me mungesën elementare të jetesës. Kjo komunë që sipas statistikave të vitit 2002 numëron mbi 20 000 banorë ndërsa akoma nuk ka kanalizim dhe ujësjellës. Me 13 fshtatrat që gravitojnë në këtë komunë funksionohet me ‘jama’ septike ndërsa në asnjërin prej tyre nuk është e zgjedhur çështja e ujësjellësit. Si pasojë kësaj gjendjeje, ka një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga infeksionet virale, thuhet në reagimin e deputetes Toçi.

Nga deputetja Toçi kërkohet që të merren seriozisht këto çështje sepse pasojat nga gjendja e krijuar mund të jenë të paparashikueshme.

“Qytetarët e Tearcës kanë nevojë për ndihmë urgjente prandaj së bashku me qytetarët e kësaj komune apelojmë deri te të gjithë faktorët relevantë, si Ministria e Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, organet e pushtetit lokal, etj. Të merren seriozisht me këtë çështje sepse pasojat nga gjendja e krijuar mund të jenë të paparashikueshme”, përfundon Toçi.

Kujtojmë se nga Instituti për Shëndet Publik alarmoi me 13 gusht:
“Çdo përdorim i ujit paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Tearcës andaj iu rekomandohet banorëve që gjatë përdorimit për çështje teknike uji të vlohet.” thonë nga ISHP.