Tortë e çuditshme, ja surpriza e Marinës për ditëlindjen e Getit (FOTO)

Advertisment

Lideri i Babastars, Getoar Selimi dje festoi ditëlindjen e tij të 38-të. Urimet në adresë të tij kanë shpërthyer sapo ora ka shënuar 00:00, e po ashtu edhe surprizat.

Bashkëshortja e tij, prezantuesja Marina Vjollca e ka befasuar me një tortë e cila ka formën e një prej skenave të klipit të ri të tij, “Je t’aime”.

Reklame

Në ëmbëlsirë, shihet edhe fytyra e Getit dhe trupi i tij e kjo tortë ishte shumë qesharake.

Një urim special Getit ia dedikoi dhe kunata e tij , Luana Vjollca, e cila a publikuar në Instastory një video gjatë një koncerti, ku po performojnë këngën “Tirana Lifestyle”. “Gëzuar ditëlindjen binjaku im”, ka shkruar moderatorja krahas videos, që padyshim ka shkaktuar të qeshura.