Totti me një detyrë të re, nesër zbarkon në stadiumin “Air Albania”

71

Personalitetet dhe yjet e futbollit nuk do të jetë të pakët në tribunën “Qemal Stafa” ditën e nesërme në inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania”. Mësohet së fundmi se është konfirmuar edhe prania e ish-kapitenit legjendar të Romës, Francesco Totti.Gazeta italiane “Il Messaggero” shkruan se ish-sulmuesi italian ka nisur një bashkëpunim të ri me “Stellar Grup”, një kompani konsulence angleze, në të cilin do të ketë rolin për të gjetur talente të rinj.

Kompania menaxhon mbi 600 futbollistë në Europë duke përfshirë dhe emra të njohur si Bale, Lallana dhe Szczesny. Totti do të jetë i pranishëm në impiantin e ri të kombëtares sonë për të vëzhguar talente nga kombëtarja jonë, ku Hysaj duket se do të jetë synimi kryesor, pasi edhe Roma ka shfaqur shumë interes për shkodranin. /R.Lika-Koha Jone/