Toyota, një hap para të gjithëve, veturë elektrike dhe diellore

56
#

Edhe veturë elektrike, edhe me energji diellore pa pasur nevojë për mbushje, tingëllon tepër e bukur, por e pamundur.

Megjithatë, me evoluimin e teknologjisë, kemi parë që ajo që dikur konsiderohej e paarritshme, edhe mund të bëhet!

Toyota, Sharp dhe NEDO (Organizata e Re për Zhvillimin e Energjisë dhe Teknologjisë Industriale të Japonisë) kanë bashkuar forcat për të shpresuar ta bëjnë realitet këtë veturë.

Duke bërë bashkë panelet më të mira diellore në treg, me bateritë më efikase në dispozicion, për të mos përmendur vite përvojë me prodhim makinash, kompanitë shpresojnë, teorikisht, të prodhojnë një automjet që mund të funksionojë përgjithmonë, transmeton Scan.

 

“Avantazhi i veturës diellore është se, ndërsa nuk mund të udhëtojë në distancë të gjatë, është e pavarur nga pajisjet e mbushjes”, tha menaxheri i projektit nga Toyota, Koji Makino, për Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

Një nga pengesat kryesore me veturat plotësisht elektrike është se, edhe nëse shitjet e tyre do të tejkalonin ato të automjeteve me bazë nafte, ‘historia’ e veturave elektrike vazhdon, me mbushjen që kërkon hapësirë dhe fonde të mëtejshme.

Nga ana tjetër, dielli siguron energji të disponueshme pa nevojën për mbushje dhe me zero kosto shtesë.