Shikoni përplasjen e tm errshme të motociklistit i cili vd es në vend (VIDEO)

Advertisment

Etapa e Superbike braziliane në cirkuitin historik të Interlagos është shënjuar nga një a ksident tr agjik: piloti Matheus Barbosa është pë rplasur me murin me motorin e tij dhe ka h umbur jetën. 23 vjecari dhjetë xhiro nga fundi i garës, ndërsa ishte në krye të renditjes e po mbrohej nga sulmet e ndjekësit të tij më të afërt, humbi kontrollin e motorit në kthesën “Junçao” duke përfunduar përtej barrierave mbrojtëse. Impakti me murin e ka fluturuar nga shala, duke e p ërplasur dh unshëm në strukturën metalike.

Të kota ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë. Njësia mjekësore më e afërt ka ndërhyrë në më pak se 1 minutë por 23 vjecari i Anapolis humbi betejën për jetën për shkak të pkagëve të marrë nga përplasja e fortë. Gara u ndërpre e nuk pati as ceremoni për podiumin. Piloti, që kishte arritur të shpallej kampion në Superbike braziliane në kategorinë SuperSport, bëhet kështu vi ktima e fundit e cirkuitit të Interlagos që tregon edhe njëherë se nuk është i përshtatshëm për motorët.

Reklame

Në të njëjtin cirkuit ku vdi q Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tra gjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maurício “Linguiça” Padulete e në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto. Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksi dentit me barrierat mbrojtëse Rogerio Munuera.