Tr onditet Barcelona, Atl. Madrid triumfon dhe pret në finale Realin (VIDEO)

Advertisment

Përmbysje dhe ripërmbysje. Finalja e Superkupës së Spanjës është totalisht madrilene.

Pas Realit të Madridit që kaloi 3-1 Valencian për të prekur finalen, një tjetër skuadër nga kryeqyteti i Spanjës ka kaluar në takimin e fundit të Superkupës. Bëhet fjalë për Atletico Madrid, që mposhti në mënyrë spektakolare, Barcelonën. Mes tensionit dhe spektaklit, ky takim prodhoi 5 gola, të gjithë në pjesën e dytë.

Reklame

3-2 ishte rezultati i takimit të luajtur në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, me Atletico Madrid që gjeti forcën për të reaguar dhe për të kaluar më tej. Pasi kaloi në avantazh me anë të Koke, Messi dhe Griezmann krijuan idenë e një kualifikimi të kalatanasve.

Megjithatë, Morata me penallti dhe Correa nuk e kishin thënë fjalën e tyre, ku me golat e tyre përmbysën gjithçka në favor të Atletico, që të dielën përballet me Realin në finalen e Superkupës së Spanjës.