“Tradhtar”, momenti kur Abazoviç përballet me protestuesit në Podgoricë

Pas kërkesës së kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç për të shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç është përballur me një tjetër situatat të pakëndshme.

Abazoviç pasditen e sotme është përballur me një turmë protestuesish të tensionuar. Shumë protestues i drejtohen Abazoviç me fjalë fyese ndërsa një prej tyre e cilëson si tradhtar.

Reklame

Protestuesit: Tradhtar, je tradhtar.

Abazoviç: Tradhtinë kërkojeni diku tjetër.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviçit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

VIDEO