Tragjedi në fshatin Krushopek të Sarajit, humb jetën 7 vjeçari

Advertisment

Dita e djeshme ishte ditë zie për banorët e Krushopekut.
Në mesditë ndodhi një tragjedi në fshat, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeçar.

Në orët e mesditës, duke luajtur si fëmijë në shtëpinë e tij, kontakti me korentin elektrik ia mori jetën djaloshit 7 vjeçar.

Reklame

Në rrjetet socijale shum shokë e dashamirë të familjes, po përshëndeten për së fundi her me djaloshin i cili duket se ka qenë i dashur për gjithkënd që e takoi. /Derveni.info/