Tragjedi në Gjermani: Kosovari bën vetëvr asje, pasi vr et gruan dhe vajzën 17 vjeçare

Advertisment

Një tragjedi ka ndodhur dje në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vr arë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vr asë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare.
Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Reklame

Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vr arë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka va rur veten, raporton Bild, përcjell Albinfo.ch.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me kr imin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.

“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.

Ndërkohë mediumi gjerman ‘Anzeigeinblatter’ raporton se edhe vajza 14-vjeçare ishte në cak të babait, e cila u mbyll në dhomë pas vr asjeve makabër.

‘Anzeigeinblatter’, shkruan se vajzës iu kërkua që të dilte nga dhoma, por e cila nuk e pranoi urdhrin e babait.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me kr imin. Mediumi gjerman dyshon se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.