Tragjedi në një byrektore në Shkup: Bie nga shkallët dhe vdes në vendngjarje

1306
#

Rreth orës 09.20 në Sektorin për punë të brendshme Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Debarca’
54 vjeçari Z.P. nga Shkupi derisa ka qenë duke e bartur një mjet nga një byrektore në hapësirën e
bodrumit është rrëzuar në shkallë dhe nga lëndimet ka vdekur në vendngjarje, transmeton Almakos.

Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion.