Trågjedia e rëndë në Rramanli, banorët: Jemi të sh okuar (VIDEO)

Banorët e fshatit Rramanli të Kumanovës, thonë se ndjehen të tronditur nga ngjarja tragjike me tre të vdekur dhe 6 të lënduar që ndodhi mëngjesin e sotëm, shkruan gazeta LAJM. Kryetar i bashkesisë lokale të fshatit, Taxhedin Esadi, tha se ngjarje të tilla asnjëherë nuk ka pasur në Rramanli. Ai tha se të gjithë banorët e fshatit e kanë përjetuar shumë rëndë ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe bëri thirrje që të shmangen mjetet e gazit që rrezikojnë jetët e banorëve. “Kjo është një tragjedi e madhe për ne.

Njerëzit janë të shokuar nga kjo tragjedi dhe shumë na vjen keq për këtë tragjedi që nuk mund të përshkruhet. Lusin Zotin që ata që kanë mbetur gjallë të shpëtojnë dhe bëj thirrje që në të ardhmen të mos përdorin këto mjete të rrezikshme që rrezikojnë jetën e gjithë familjes”, tha Taxhedin Esadi, kryetar i bashkesisë lokale të fshatit Rramanli./ Gazeta LAJM