Shefi i stafit teknik nuk fsheh dëshprimin nga paraqitja e skuadrën në sfidën në Veles.
Sot ishte një ndeshje jashtëzakonisht e keqe nga ana jonë ,Duhej të ishim shumë më të përgjegjëshëm, por gabuam, Më vjen keq për paraqitjen dhe unë marr përgjegjësinë sot
Kuqezinjtë lënë pasdite dëshpëruese në Veles, ku u mundëm 4:2 nga Boreci në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Paraqitja dhe rezultati nuk ishte aspak në drejtim me pritjet e të gjithëve në taborin kuqezi, ndërsa edhe trajneri Gjoka pas ndeshjes nuk fshehi dëshpërimin nga epilogu i kësaj ndeshje.