Trajneri Gjoka flet pas fitores ndaj Vardarit (VIDEO)

Shkëndija prek fitoren e 13-të sezonale dhe me 45 pikë të tubuara zgjeron epërsinë në 8-të pikë para Shkupit të vendit të dytë. Kuqezinjtë fituan Vardarin 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të dhe tekniku Ernest Gjoka vlerëson se tre pikët ishin objektivi më i rëndësishëm. Murati na dha epërsi në minutën e 16-të, ndërsa një minutë më vonë barazoi Mirçevski. Goli i fitores ishte kryevepër e Alimit që ekzekutoi për mrekulli një goditje dënimi në minutën e 62-të.

Ernest Gjoka: “Mendoj se duhej të ishim më shumë agresiv dhe të kuptojmë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne. Edhe pse skuadra e Vardarit këtë vit ka shumë probleme, ne nuk duhet ta mendojmë kështu.

Duhet ta mendojmë që të jemi përherë të saktë dhe të përqendruar 100%. Por gjithsesi shumë e rëndësishmë në kampionat është të marrim tre pikët. Arritëm i morëm këto tre pikë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar dhe shumë të kujdesshmë sepse kampionati sa vjen e bëhet më i fortë.”