Trajneri skuadrës së njohur spanjolle infektohet me koronavirus

Advertisment

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë klubi spanjoll, që sqaron se tekniku argjentinas nuk ka simptoma.

Simeone ka qenë i vetmi nga i gjithë stafi dhe lojtarët e Atletico Madrid që ka rezultuar pozitiv.

Reklame

Në gusht, te Atletico Madrid dolën pozitivë lojtarët Correa dhe Vrsaljko. Më pas, në shtator u infektuan edhe Diego Costa dhe Arias.

Atletico Madrid do ta nisë në 27 shtator kampionatin spanjoll./Opinion.al