Tramp: Kërkova më pak testime sepse kemi shumë pozitivë me Kovid-19

President Donald Trump speaks about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Tuesday, April 14, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)

Presidenti i SHBA-së, Donalld Tramp, në tubimin e tij të parë parazgjedhor në Tullsa, Okllahoma, ku morën pjesë më pak njerëz se sa që pritej, kumtoi se u ka thënë anëtarëve të administratës së tij ta ulin vëllimin e testimeve për koronavirus për shkak të numrit të rritur të rasteve në SHBA.

“E dini, testimi është shpatë me dy tehe. Kur testoni masovisht, do të gjeni më shumë nejrëz pozitivë. Prandaj u thashë njerëzve të mi: Ju lutem, ngadalësojeni testimin”, tha Tramp në tubimin parazgjedhor. Një përfaqësues anonim i Shtëpisë së Bardhë, më vonë për CNN deklaroi se “dukshëm që presidenti është tallur”.

Reklame

Tramp, duke sqaruar se virusi ka më shumë emra se cila do sëmundje, e përmendi shprehjen “kung fllu” (kung grip), që do të thotë se virusi ka ardhur nga vendi i kung-fusë. CNN vlerësoi se ky është insinuim racor, që aludon se koronavirusi rrjedh nga Kina.

Presidenti amerikan foli edhe për protestat antiraciste në mbarë vendin, duke e kritikuar trendin e ri të rrënimit të statujave nga epoka kolonialiste.

Mediumet amerikane theksojnë se tubimi i Trampi u mbajt edhe përkundër paralajmërimeve se paraqet rrezik shëndetësor, sepse duhej të ishte ndër tubimet më të mëdha në hapësirë të mbyllur gjatë pandemisë së koronavirusit. Por, megjithatë në sallën me 19.000 vende pati mijëra ulëse të zbrazëta, ndërkaq mu para tubimit u kumtua se në shtabin e fushatës presidenciale ka gjashtë raste me koronavirus.

Tramp tentoi të sqarojë përse ka pasur pak njerëz, duke thënë se për atë janë fajtore mediumet të cilat kanë përsëritur “të mos shkohet, të mos bëhet asgjë”.