Transformimi i pabesueshëm i Alvin Berishës pas kthimit në shtëpi (FOTO)

Advertisment

Në muajin nëntor Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i ferrit, për t’iu rikthyer jetës normale, pranë familjes së tij. Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte fort e mirë, pasi prej 5 vitesh vogëlushi kishte jetuar mes luftës, urisë dhe vetmisë.

I dobësuar dhe i plagosur ai rezistonte fort me shpresën së një ditë do kthehej në gjirin e familjes. Më në fund kjo dëshirë e tij është bërë realitet dhe ai tashmë po bën një jetë normale. Nga fotot e publikuara shihet se Alvini ka ndryshuar tërësisht, nga ai djali i dobët, në një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Reklame

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij Afrim Berisha e kërkonte që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin në kampin Al Hawl në Siri.

Alvini mbeti i vetëm dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “Le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh.