Kasami: Borxhi i komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro dhe do të qëndroj në sheshin e Tetovës

“Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet tona. Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar do të raportojmë në vazhdimësi para qytetarëve”, ka theksuar kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas tij, qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, qytetarët duhet të dijnë se ku shkojnë paratë e tyre, qytetarët meritojnë te dinë se çfarë ndodh në Komunën e Tetovës.

Reklame

“Të dhënat nuk janë aspak të mira, janë tepër shqetësuese. Dua të njoftoj qytetarët e Tetovës dhe opinionin e gjërë se borxhi i Komunës së Tetovës kap vlerën totale prej 24,018,222 euro.

Borxhi do të qëndroj në sheshin Iliria, ndërsa për borxhin e detajuar i njëjti do të publikohet në ëebfaqen e komunës”, theksoi Kasami.