“Trau anticovid i Kosovës”, Hasani: Vendim i palogjikshëm pres të reflektojnë se do të ketë revoltë

Një zë kritik kundër vendimmarrjes së Kosovës për ashpërsimin e masave anti-covid në studion e Debatit me Alba Alishanin ishte edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Ilir Hasani. Sipas tij ky vendim është i palogjikshëm për momentin, pasi shifrat e infektimeve në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta sesa në Kosovë.

“Unë kam reaguar vetëm për çështjen e qarkullimit të qytetarëve. Kur lexova paralajmërimin mendova se ishte lojë fjalësh, por mendoj se është overdozë e palogjikshme për momentin. Nuk di se prej kujt po e mbrojnë këto masa. Numrat janë dyfish më të mëdhenj në Kosovë sesa në RMV. Do të duhej të mbroheshim ne nga qytetarët e Kosovës. Ne duhet të konsiderojmë edhe popullin, çdo ditë më shumë shihen njerëz pa maska e sabotojnë këto masa. Unë jam për rritjen e të vaksinuarve. Kufiri mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut nuk ka logjikë të mbyllet se ka shumë biznese në të dy anët”.

Reklame

Hasani pret që qeveria e Kosovës të reflektojë, pasi do të hasë në revoltën e qytetarëve.
“Të rishikohet vendimi se për mua është e palogjikshme. Shoh kundër efektin dhe revoltën e qytetarëve në këtë lëvizje. Pres që të rishqyrtohet ky vendim, do të kisha thënë që do e paguanim ne, nëse kjo masë do të kishte efekt. Nëse mbyllim qarkullimin mes Kaçanikut dhe Shkupit duhet të mbyllim edhe Shkup-Tetovë. Duhet të mbyllen edhe qytete se në kufi nuk përcillet virusi”./A2CNN