Tre infermiere të tjera pozitive me Kovid-19 në Spitalin e Strumicës, drejtori kërkon personel shtesë

Advertisment

Tre infermiere të tjera nga Reparti i sapohapur për sëmundje infektive pranë Spitalit të Strumicës janë pozitive me Kovid-19 dhe me këtë numri i përgjithshëm i punonjësve të infektuar u rrit në tetë, dy prej të cilëve janë mjekë, informoi drejtori Naqe Gogov.

“Edhe krahas asaj që angazhuam personel nga reparte të tjera, megjithatë ndjehet nevoja për personal shtesë, sepse numri i rasteve të reja dhe i atyre që po mjekohen në spital prej ditës në ditë po rritet. Kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë të na lejojë pranim të infermiereve me kontratë, e gjithashtu presim të pranohet edhe kërkesa jonë për sistemim të mjekëve dhe infermiereve nga spitale të tjera të vendit”, deklaroi drejtori i spitalit, dr. Naqe Gogov.

Reklame

Shtoi se nga e hëna duhet të zgjerohet kapaciteti i repartit të ri për sëmundje infektive edhe për gjashtë shtretër, të cilët duhet të vendosen në ish-ambulancën ortopedike.

Përndryshe, deri më tani në rajonin të cilin e mbulon Qendra për shëndet publik në Strumicë, janë regjistruar 503 persona me Kovid-19, ndërsa për momentin aktivë janë 303 raste të moshave të ndryshme.

Prej fillimit të epidemisë në rajonin e Strumicës nga komplikimet nga koronavirusi vdiqën 16 persona.