Tre mandatar hyjnë në garë për të krijuar Qeverinë

Advertisment

Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së Bujar Osmani tha se kandidati për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoni Naser Ziberi, i mbështetur nga BDI-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare, është kandidati më i mirë nga të tjerët me të cilët ka garuar në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Bëhet fjalë për mundësi të barabartë për të gjithë mandatarët në marrëveshjen eventuale të një koalicioni të mundshëm të përbashkët me partitë tjera; e dyta është qasja e barabartë deri te mandati – kështu që nëse LSDM-ja dhe VMRO-ja nuk arrijnë të bien dakord për një koalicion, ne duam që ajo mundësi ti jepet BDI-së dhe z. Naser Ziberit, sepse edhe ne duhet të kemi mundësi dhe qasje në mandat me ç’rast do të mundohemi të ndërtojmë shumicë.

Reklame

Ne hyjmë në negociata për ta marrë atë vend, jo për të mos e marrë atë. Sigurisht që demokracia parlamentare do të thotë të ndërtosh një kompromis, dhe jo të imponosh zgjidhje paraprakisht. Ne jemi negociatorë të mirë, kemi strategun më të mirë politik në Ballkan, z. Ali Ahmeti; kemi një kandidat të shkëlqyeshëm, z. Naser Ziberi, i cili është më i mirë se sa kandidatët e tjerë të cilët janë propozuar” tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.