Tre nga policët që lu ftuan mbrëmë me te rroristët janë shqiptarë nga Kosova

Advertisment

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se tre nga policët që lu ftuan te rroristët mbrëmë në Vjenë, kanë qenë shqiptarë nga Kosova.

Këto fjalë kryediplomatja kosovare i tha gjatë një konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass. “Tre nga policët që lu ftuan me te rroristët mbrëmë në Vjenë janë shqiptarët të Kosovës”, thotë Haradinaj-Stublla.

Reklame

“Kosova dënon njëzëri su lmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.

Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën su lmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e lu ftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Ajo tha se Kosova qëndron përkrah aleatëve në lu ftën kundër ISIS-it dhe te rrorizmit. Deri tani pesë persona kanë vd ekur nga su lmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga su lmuesit. / KultPlus.com